2 lojtarë të Spezias kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus. Gjithçka është kuptuar pas analizave rutinë të kryera sot, teksa nuk bëhet i ditur emri i futbollistëve.
U duk sikur virusi Corona u zhduk njëherë e përgjithmonë nga futbolli italian, por disa raste sporadike po shfaqen në Serie A.
Ky lajm i keq për ekipin ku aktivizohet edhe futbollisti Rei Manaj vjen pikërisht disa ditë para takimit në transfertë me Torinon. Spezia është në vendin e 15-të me 33 pikë dhe është në garë për qëndrimin në elitë.
(BalkanWeb)