NGA ENRIK MEHMETI*
Dy ditë më parë qindra qytetarë protestuan në aksin nacional Vlorë-Orikum duke bllokuar dhe rrugën për gjysmë ore për shkak të një projekti të bashkisë së Vlorës për ndërtimin e një pishine. Ky veprim sipas banorëve është bërë pa asnjë lloj konsultimi me pronarët e trualli,t të cilët disponojnë dhe certifikatën e pronësisë duke e treguar dhe para mediave.
Por pas kësaj proteste kanë reaguar kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe deputeti i këtij qarku, Koço Kokëdhima. Deputeti Kokëdhima është shprehur se sulmet e dy ditëve më parë të opozitës janë vazhdimësia e sulmeve që bën ndaj tij familja e Berishës.
Nga ana tjetër Leli është shprehur se kjo lloj strukture do të jetë ndërtimi i pankinave që të rinjtë vlonjatë të ushtrojnë sportin e notit ndërkohë që për sa i përket konsultimit me banorët ai është shprehur se deti nuk ka pronar. Leli ka kërkuar të mos politizohet çështja.
(m.k/BalkanWeb)