Pas alarmit që ngriti shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” se fermat po rrezikohen nga falimentimi i fabrikave të përpunimit të qumështit, vjen një reagim nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. pas mbledhjes së qeverisë, Krifca u pyet nga gazetarët për planin e masave të ndërmarra për këtë sektor.

Sipas saj, garantohet nevoja për qumësht.

“Kriza që ne po jetojmë ka prekur ndër shumë sektor, edhe bujqësinë. Ne jemi përballë rritjes së çmimeve të imputeve bujqësore ku pjesa e blegtorisë dhe bujqësisë ka pasur problemet, por qeveria shqiptare i është gjendur këtë herë fermerëve, me skemën e rimbursimit të naftës. Kemi 7300 fermerë kemi që kanë aplikuar, rreth 3 mijë dhe kanë marrë kartat e fermerit. Jemi të varur nga çmimet ndërkombëtare për imputet. Gruri ka nevojë për ujitje dhe kemi bërë investime në ujitje dhe kullim. Ne aktualisht plotësojmë 90% të nevojave të vendit për qumësht. Kjo shifër nuk thuhet asnjëherë. Sot është e nevojshme që këtë krizë ta përballojmë sëbashku. Ajo që kemi në terren, me strukturat tona, është që të jemi të kujdesshëm që të shikojmë parashikimin e mbjelljeve.”, tha Krifca.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: