Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dje vetëm shkarkimin e dy ministrave të kabinetit qeveritar. Përmes dekreteve me nr 9426 dhe 9427 ai ka liruar nga detyra e Ministrit të Financave, Shkëlqim Canin dhe Arben Ahmetajn si ministër i Ekonomisë.

Por ajo që bie në sy është fakti se dekretet e shkarkimit që janë depozituar po dje në Kuvend nuk janë shoqëruar nga ato të emërimit të dy ministrave të rinj, konkretisht Arben Ahmetajn te Financat dhe emërimin e dy ministrave të rinj. Burime për Panoramën, bëjnë të ditur se Kreu i Shtetit do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj.

“Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, thanë burime të Presidencës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: