Presidenti kinez Xi Jinping deklaron se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e quan një “situatë të pamenaxhueshme”. 

Lideri kinës theksoi se konflikti nuk duhet të lejohet të zgjerohet apo intensifikohet, raporton BBC. Deklarata në fjalë erdhi pas një bisede përmes një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz. 

Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb