NGA MARIGLEN MARTIRI
TIRANE- Tre netë të ftohta shkurti, dhjetëra fëmijë të komunitetit rom i kalojnë pranë zjarrit në qiell të hapur. Shembja e shtëpive të 9 familjeve rome prej 3 ditësh, për vijimin e projektit të Unazës së Madhe” në Tiranë, i ka lënë pa strehë, pa kompensim dhe pa qiranë për 2 vite.
Disa prej familjeve i kanë shtëpitë e ndërtuara para viteve ‘90 dhe pretendojnë se duhet t’u sigurohet strehim. Ndërsa disa familje të tjera kërkojnë minimalisht qiranë 2-vjeçare.
Protestuesit, u përplasen me policinë, por askush nuk e ndali vendimin që këto banesa të prishen. Dëshpërimi dhe frika për të ardhmen i ngroh për momentin vetëm zjarri qe pjesëtarët e familjes grumbullohen çdo natë. Duke pritur se kur do të kenë një strehim përfundimtar.
(el.sp/BalkanWeb)