Ditën e hënë Ministrja franceze e Punëve të Jashtme Catherine Colonna ka ndërmarrë një udhëtim drejt Ukrainës, që shënjon udhëtimin e saj të parë në këtë vend.
Colonna do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologun e saj Dmytro Kuleba në Kiev për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën në të gjitha fushat, dhe në veçanti për zhbllokimin e eksporteve të drithit dhe farave vajore nga Ukraina.
Ministria tha se vizita e Colonna-s është për të demonstruar solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, “si në aspektin humanitar dhe financiar ashtu edhe në aspektin e furnizimit me pajisje mbrojtëse”, shkruan CNN.
Colonna gjithashtu do të vizitojë qytetin e Bucha dhe do të dhurojë pajisje të sigurisë civile, duke përfshirë zjarrfikëse dhe ambulanca.
(BalkanWeb)
