Ministria e Brendshme e Ukrainës, ka bërë me dije se agjentët e inteligjencës janë po komunikojnë me ushtarakët e regjimentit Azov, të cilët u kapën rob në qytetin port jugor të Mariupolit. Regjimenti Azov ishte për një kohë të gjatë e vetmja pikë e rezistencës vendase kundër trupave ruse në qytetin e Mariupolit.

Me anë të një postimi në Telegram, Ministria e Brendshme ka sqaruar se komunikimi me këta ushtarakë, është një burim informacioni në lidhje me atë se cilat janë kushtet me të cilat përballet ushtarët pas dorëzimit.

“Është nëpërmjet tyre që ne mësojmë më shumë rreth kushteve të tyre të jetesës, ushqimit dhe mundësive për lirimin e tyre. Ne të gjithë e dimë se ata do të përfundojnë këtu, në Kiev, dhe ne po bëjmë gjithçka që diçka e tillë të ndodhë”, thuhet në postim.

Ka pasur paqartësi të vazhdueshme në lidhje me fatin e qindra luftëtarëve ukrainas, të cilët qëndruan në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në qytetin port për javë të tëra. Ata përfundimisht u dërguan në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. Kievi ka bërë thirrje për një shkëmbim të të burgosurve, por disa politikanë rusë, përfshirë edhe zëvendësministrin e Jashtëm, kanë thënë se ata duhet të dalin në gjyq.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb