Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar, i pari nga radhët e ndërkombëtarëve, për detyrën e Presidentit Bajram Begajt, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.

Në një postim në “Twitter”, Borrell shkruan: “Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb