Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, IAEA, thotë se ai po punon për të organizuar një mision në centralin më të madh bërthamor në Evropë, që ndodhet në Ukrainë, por nën pushtimin rus.
Misioni i udhëhequr nga IAEA në ZaporizhzhyaNPP (ZNPP) do të kryejë punë thelbësore për sigurinë bërthamore, sigurinë dhe mbrojtjen në vend, tha Rafael Grossi në një takim që pati me bordin e guvernatorëve të IAEA në Vjenë. Pavarësisht se është pushtuar, stafi ukrainas është ende duke e drejtuar fabrikën, raporton BBC.
Grossi tha se ai kishte “marrë parasysh” një apel të qeverisë ukrainase për të dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që “të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur mënyra për të çliruar fabrikën nga pushtuesit rusë sa më shpejt të jetë e mundur”. Kievi kërkoi ndihmë në kthimin e stacionit në Ukrainë dhe rivendosjen e sigurisë së stacionit.
Grossi shtoi se ai kishte shprehur vazhdimisht “shqetësim të madh për kushtet jashtëzakonisht stresuese dhe sfiduese të punës në të cilat stafi ukrainas po operojnë fabrikën”. Ai tha se situata “jo vetëm që ka ngritur shqetësime serioze dhe urgjente humanitare, por është gjithashtu një rrezik i qartë dhe i pranishëm për sigurinë dhe masat mbrojtëse në termocentralin bërthamor”.
(BalkanWeb)
