Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka ngritur shqetësimin për sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.

Drejtori i Përgjithshëm i grupit IAEA, Rafael Mariano Grossi deklaroi se domosdoshmëria për të parandaluar një aksident bërthamor po bëhet edhe më emergjente.

Gjatë një deklarate për mediat ai u ka kërkuar autoriteteve të lejojnë ekspertët të vlerësojnë reaktorët bërthamorë të Ukrainës.

Ukraina ka 15 reaktorë bërthamorë disa prej të cilëve tashmë janë nën kontrollin rus. Grossi tha më tej se IAEA shpreson të dërgojë ekspertë të siguruar objektet bërthamore dhe për të parandaluar rrezikun e një aksidenti të rëndë që mund të kthehet në kërcënim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb