Transferimi i Nemanja Matic te Roma duket diçka e sigurtë në këtë merkato vere. Megjithatë, ai nuk do të transferohet në kryeqytetin italian i vetëm. Së bashku me të do të vijë edhe partnerja e tij Aleksandra.
Bukuroshja dhe Matic janë duke shijuar pushimet e tyre përpara transferimit të mesfushorit në Serie A. Aleksandra menjëherë ka marrë vëmendjen e mediave rozë, duke e cilësuar si divë që i shtohet futbollit në vendin e tyre.
Bëhet me dije se ishte Aleksandra ajo që e bindi Matic të pranonte propozimin e José Mourinhos dhe klubit verdhekuq për të luajtur në futbollin italian.
Gjithashtu, bashkëshortja e futbollistit serb dashuron shumë Romën, një qytet sipas së cilës të ofron shumë dashuri dhe gjëra për të shijuar. Tani mbetet vetëm firma e mesfushorit dhe transferimi i çiftit në Romë.
(BalkanWeb)
