Një biografi në gjermanisht e presidentit të dorëhequr të FIFA-s, Joseph Blatter, shkruar nga ish-zëdhënësi i tij, Thomas Renggli, do të dalë në mars, bëri të ditur të martën botuesi i tij, katër ditë nga zgjedhjet presidenciale të së premtes në FIFA.

Thomas Renggli, i cili ka qenë zëdhënës i drejtuesit zviceran para se ai të jepte dorëheqjen në shtatorin e kaluar, e ka titulluar librin “Mission Football”.

“Është me të vërtetë një udhëtim në jetën e Sepp Blatter”, u shpreh Alain Diezig, një prej drejtuesve të shtëpisë botuese Werd&Weber. “Renggli ka shfrytëzuar informacione tepër personale të Blatter”, deklaroi botuesi, i cili theksoi se një version në anglisht do të jetë i gatshëm në muajin qershor.

Blatter, i cili mbush 80 vjeç në 10 mars, ka dhënë dorëheqjen në fillim të qershorit nga posti i presidentit të FIFA-s, të cilin e mbante që nga viti 1998.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: