Një krim makabër ka ndodhur në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos, ku Gianluca Loprete, një 19-vjeçar me probleme psikiatrike ka vrarë dhe më pas copëtuar në pjesë babanë e tij Antonio.

Pasi e vrau të atin 57-vjeçar, i cili punonte si menaxher banke, djali ka thirrur në telfon shërbimin e ambulancës duke thënë: “Kam vrarë babanë tim”.

Kur karabinierët kanë mbërritur në banesë kanë gjetur të riun në gjendje shoku dhe kufomën e babait të tij në dhomën e gjumit, ndërsa një nga fqinjët i është drejtuar atyre duke thënë: “Ia preu kokën”.

Ekipet e shpëtimit hynë në banesë dhe u përballën me një skenë të llahtarshme, ku 19-vjeçari kishte në duart e tij ende thikën me të cilën kreu krimin.

Omicidio Sesto San Giovanni Gianluca Lopretone 1024x511
Omicidio Sesto San Giovanni Gianluca Lopretone 1024×511

19-vjeçari është arrestuar për vrasje të rëndë me dashje dhe për përbuzje të një kufome. Babë e bir jetonin së bashku, ndërsa ish-bashkëshortja dhe nëna e 19-vjeçarit, me origjinë nga Amerika e Jugut, jeton në Austri dhe u njoftua disa orë më vonë.

“Nga rikonstruksioni i parë rezulton se për të tentuar të presë trupin, megjithatë ka përdorur diçka më të madhe se thika”, saktësoi prokurori i Monzës, Claudio Gittardi.

Sjellja e Gianluca-s në fakt kishte krijuar pakënaqësi në ndërtesë, aq sa gjatë izolimit nga pandemia Covid19 ai u raportua se kishte organizuar festa pavarësisht ndalimeve të vendosura nga qeveria italiane.

Viktima, i diplomuar me nderime në Universitetin Boçoni dhe menaxher banke në Bpm, kishte një jetë normale, me gruan dhe fëmijën e tij deri në ndarje, ndërsa ishte gjithmonë në telashe për shkak të gjendjes së djalit të tij dhe fqinjët flasin për “një depresion të rëndë” që e kishte kapluar së fundmi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb