Një automjet ka dalë nga rruga në autostradën Vlorë – Fier pranë fshatit Fitore, teksa makina ka përfunduar në kanal.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb së si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 18:00, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Bishan, shtetasi A. T., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.