Cristiano Ronaldo po kthehet në një telenovelë këtë verë. Sulmuesi portugez dëshiron largimin nga Manchester United dhe kaq ka mjaftuar që në media të dalin thashethemet e para.
AS vjen me një lajm spektakolar sonte. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po darkon me menaxherin Jorge Mendes. Natyrisht, në tavolinë është shtruar edhe çështja e kalimit në katalonjë të CR7.
Emra të tjerë të rëndësishëm për të cilën do flitet janë ato të Ruben Neves, Rafa Leao dhe Bernardo Silva. Gjithsesi, fokusi më i madh me siguri do jetë të një nga transferimet që nëse ndodh do ishte afrimi i…shekullit: Ronaldo.
(BalkanWeb)