Administratori i Fiorentinës, Joe Barone, pësoi një atak kardiak të dielën, duke u dërguar kështu me urgjencë në spital. Klubi vjolë, nëpërmjet një rrjetet sociale, ka treguar për gjendjen shëndetësore të Barones.

“Joe Barone mbetet i shtruar në terapi intensive në repartin e kardio-kirurgjisë, të spitalit San Raffaele të Milanos në kushte klinike kritike, si pasojë e atakut kardiak të pësuar një ditë më parë. Organet jetësore po mbështetet nga pajisje artificiale dhe çdo parashikim për gjendjen e tij shëndetësore është i papërshtatshëm aktualisht” – shkruan klubi.

Kujtojmë që dje u shty ndeshja e Serie A, mes Atalantës dhe Fiorentinës. Akoma nuk është caktuar se kur do mbahet takimi, për shkak edhe të kalendarit të ngjeshur.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb