Lidhja e re e Francesco Tottit me Noemi Bocchi nuk është bërë ende zyrtare, por fotot e publikuara nga revista Chi lënë shumë pak vend për dyshime. Ish kapiteni i famshëm i Romës është parë duke u futur në shtëpinë e të dashurës së re, por gjithnjë sipas Chi, çifti kanë më shumë se një vit që shoqërohen së bashku.

Po kush është Noemi Bocchi? Noemi ka lindur në Romë. Ka mbarur shkollën për ekonomi. Që e vogël ka qenë e fiksuar pas futbollit, një tifozë e zjarrtë e Romës, në fakt nuk mund të ishte ndryshe. Prej disa vitesh ka nisur të luaj padel, ku në një aktivit të tillë u njoh edhe me Tottit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Noemi ka qenë e martuar me Mario Caucci, menaxherin e Tivoli Calcio, një martesë nga ku ka dy fëmije, një vajzë 10 vjeç dhe një djalë 8 vjeç. Bocchi sipas të dhënave merret me stilim lulesh.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb