Që Francesco Totti dhe Noemi Bocchi ishin çift, nuk ishte më sekret, por gjithsesi askush nuk i kishte parë së bashku. Ish-futbollistit iu desh ditëlindja e 46-të që të mund t’i shihnim për herë të parë krah për krah. E përjavshmja Diva e Donna ka publikuar fotot e të dyve, dorë për dore dhe të buzëqeshur. Nga ana tjetër, e përjavshmja Chi dokumentoi gëzimin e festës së ditëlindjes në një restorant në Santa Severa (afër Romës).

Pas muajsh thashetheme për ta, ishte vetë Francesco Totti ai që konfirmoi historinë e tij të re të dashurisë me Noemi Bocchi-n. Përndjekja e fotografëve nuk kishte munguar por deri në festën e ditëlindjes së tij ata nuk ishin kapur kurrë bashkë. Të dy kishin bërë gjithçka për të mbajtur veten të fshehur, deri kur paparacët e Divës dhe Donës arritën të vidhnin disa imazhe të dy të dashuruarve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vendndodhja e zgjedhur për festën e ditëlindjes shkaktoi diskutime. Është i njëjti vend ku, shumë vite më parë, Francesco Totti i kërkoi Ilary Blasit të bëhej gruaja e tij. Por nuk ishte ai që donte të zgjidhte këtë restorant, ishin miqtë e tij që donin të festonin në atë vend, për të pasur gjithçka në dispozicion për t’u çmendur. Ish-futbollisti ka mbërritur me sy të lidhur dhe ka qenë një surprizë. E përjavshmja Chi ka publikuar disa foto të festës, mes vallëzimeve, ku Totti shfaqet me fëmijët e tij Cristian, Chanel dhe Isabel dhe Noemi Bocchi që nuk e humb nga sytë. Fëmijët tani duhet të marrin pjesë në ngjarjet e ndryshme shoqërore të prindërve të tyre, mes drekave familjare të organizuara nga Ilary Blasi dhe festave “të reja” të bëra nga Noemi.

Në orët e fundit ka shpërthyer në media ajo që dukej si fotoja që të gjithë prisnin, puthja e shumëpritur mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi. Xhirimi është kundër dritës, në sfond është Kupola dhe buzët e dy protagonistëve që prekin njëri-tjetrin. Lajmi nuk vonoi shumë për t’u përhapur, por po aq shpejt u mohua. Se bashkë me ish-futbollistin nuk është partnerja e tij e re, por Ilary Blasi. Pamja daton në prill të vitit 2018 dhe u postua në Instagram nga Totti me rastin e ditëlindjes së ish-bashkëshortes së tij. “Unë, ti dhe Roma! Urimet më të mira dashuria ime”, ka shkruar ai me atë rast duke etiketuar prezantuesen. Në atë kohë ata ishin ende një çift shumë i afërt dhe i dashuruar, por katër vite janë të gjata dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Tani janë vite dritë larg, ajo e shijon beqarinë e re mes pushimeve dhe ngacmimeve sociale ashtu si ish-futbollisti, që ka hapur një kapitull tjetër me Noemin.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb