Schalke 04 po zhvillon përgatitjet sezonale në Austri, për të qënë sa më në formë për Bundesligën. Një tifoz i skuadrës gjermane është gjetur i vdekur sot në kampin e Mittersill, teksa arsyet ende mbeten të paqarta.

“Lajm i rëndë për familjen e klubit Schalke 04. Një tifoz i yni vdiq në kampin stërvitor në Mittersill për arsye që ende janë të paqarta.Mendimet e Schalke 04 shkojnë në këto momente për familjen dhe miqtë e tij. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për ta” – Shkruan Klubi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: