Trajneri aktual i Castilla (Real Madridi B), Raúl González Blanco, është një idhull për Schalke 04, klubin gjerman në të cilin luajti pas largimit nga Real Madrid.

Kjo është aq e vërtetë, sa klubi gjerman i bëri atij ofertë disa ditë më parë për të marrë drejtimin e pankinës, sipas “Marca”. Por Raul refuzoi ofertën dhe preferoi të vazhdojë në stolin e filialit të “Los Blancos”, ku është në sezonin e tij të katërt.

Schalke 04, e ngjitur në Bundesligë këtë sezon, pas disa sezonesh një “kat” më poshtë të futbollit gjerman, zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura, në një seri prej 5 humbjesh radhazi.

Përveç kësaj, Schalke 04 i tha lamtumirë Kupës së Gjermanisë me disfatën 5-1 ndaj Hoffenheim. Raul vazhdon të jetë një idhull në “Gelsenkirchen” dhe drejtorët e Schalke e kanë menduar atë si një zgjidhje për ecurinë e keqe të skuadrës. Megjithatë, Raul është i lumtur në filialin e Real Madridit, ndoshta pret të jetë pasuesi i Ancelottit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb