Luis Suarez, sulmuesi i Barcelonës është zgjedhur lojtari më i mirë latin për vitin 2015. Uruguaiani është shpallur më i miri i Amerikës Latine nga agjencia EFE. Fill pas marrjes së çmimit ai foli edhe për dy kolegët e tij, Lionel Messin e Neymarin.
“Do të dëshiroja ta kisha këmbën e majtë të Messit, që është një nga më të mirat në botë. Nga Neymari do ta merrja qetësinë e tij”, -pohoi Suarez për Marca.
(ed.me/BalkanWeb)