Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane, është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Pieves në Itali.
Ishte një kontroll rutinë mbi automjetin ai që ka zbuluar 40-vjeçarin.
Ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian, pasi ishte dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Gjermani.
Pas kryerjes së formaliteteve, 40-vjeçari u transferua në burgun e Perugia-Capanne.
(Balkan Web)