Adan Januzaj është prezantuar te Sevilla. Lojtari me origjinë shqiptare ka thënë fjalët e para si futboll i Sevillias, në konferencën e mbajtur ditën e sotme.
“Shpresoj që dinamika të ndryshojë dhe të fillojmë të fitojmë tani. Sevilla duhet të jetë çdo vit në Ligën e Kampionëve. Jam shumë i lumtur që kam debutuar.
Ndihem mirë, fizikisht shumë më mirë. Është krejtësisht ndryshe të stërvitesh vetëm, kam shumë më tepër ritëm. Mund të luaj në çdo pozicion sulmues, jam i gjithanshëm dhe nuk më intereson nëse luaj në krahun e majtë apo të djathtë. Ne kemi mentalitetin për të ndryshuar gjërat sa më shpejt të jetë e mundur, kemi një ekip të mirë dhe situata do të ndryshojë shumë shpejt. Është shumë herët për të folur për golat, sapo kemi filluar” – Tha ai.
(BalkanWeb)
