Brazili ia doli të mundë 5-1 Tunizinë, në një ndeshje miqësore. Mbrojtësi Thiago Silva dha një intervistë për mediat, ku u pyet për raportin mes Neymar dhe Mbappe.

“Unë nuk jam i përfshirë në të gjitha këto. Nuk mund të flas për Kylian-in, por mund të flas për Neymarin, pasi e njoh shumë mirë. Ai bën gjithçka për të ndihmuar ekipin, shënon shumë gola dhe jep shumë asiste, ky është O’Ney” – Tha ai.Sipas asaj që shkruajnë mediat, marrëdhënia mes Neymar dhe Mbappe nuk është aq e mirë, çka ka shkaktuar bujë të madhe.

5555

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: