Thiago Silva do të ndajë rrugët me Chelsean. Mbrojtësi 39-vjeçar lë Blutë e Londrës pas katër sezonesh, me njoftimin që ka ardhur në rrjetet sociale.

Në edicionin e fundit, Thiago Silva ka luajtur 27 ndeshje, ku ka realizuar 3 gola. Më parë, ai është aktivizuar te Milan dhe PSG.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit dhe përfundova duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite. Fëmijët e mi të luajë për Chelsea-n, është një krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin. Në katër vitet e mia këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë e lë ende derën hapur, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në gjendje të kthehem, qoftë edhe në një rol tjetër, dashuria që ndiej është e papërshkrueshme. Përshëndetjet janë për ata që largohen dhe nuk kthehen, por unë kam ndërmend ta rikthehem një ditë”-u shpreh Thiago Silva.

 

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: