Milan Skriniar u përfol shumë gjatë verës për një transferim te PSG. Gjithsesi, mbrojtësi qëndroi në Milano, pasi oferta e duhur nuk mbërriti asnjëherë në zyrtar e Interit.Trajneri i kampionëve të Francës, Christophier Galtier ka siguruar tifozët se u bë gjithçka për afrimin e tij, edhe pse tratativat dështuan.
“Ne donim një qendërmbrojtës dhe një sulmues me karakteristika të caktuara, presidenti ynë bëri gjithçka për t’i sjellë ata në Paris” – Tha Galtier. Skriniar ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.
(BalkanWeb)