Nuk është një moment i lehtë për Olympique Marseille. Pas dorëheqjes së trajnerit Marcelino, mbrëmë erdhi humbja 4-0 ndaj Paris Saint-Germain në derbin francez. Për momentin, Jacques Abardonado drejton ekipin, në pritje të një tekniku për të ringjallur ekipin dhe mjedisin.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, mes kandidatëve do të ishte edhe Christophe Galtier, i gatshëm për t’u rikthyer në stol pas sezonit të kaluar dhe të vështirë në krye të PSG-së. Tashmë ka pasur kontakte fillestare mes palëve dhe shumë shpejt mund të ketë konkretizim të një marrëveshje.

57-vjeçari Galtier në karrierën e tij ka qenë Assistant Manager te Saint Etienne, ndërsa ka udhëhequr edhe Lille. Mbetet të shihet sesi do shkojnë gjërat, me të ardhmen e tij që mbetet në udhëkryq.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: