Transferimi në Premier League duket se nuk i ka sjell fat portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Duket se debutimi i tij me fanellën e Brentford në elitën e futbollit anglez do të shtyhet për të paktën deri vitin e ardhshëm.

Kjo si pasojë e një dëmtimi që Strakosha ka marrë në stërvitje. Portieri shqiptar gjatë pritjes së një penalltie në stërvitje, pësoi një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës dhe gjendja duket vërtet serioze.

Sipas parashikimeve, Strakosha mund ta ketë mbyllur 2022 dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë as e Kombëtares në miqësoret me Arabinë Saudite dhe Italinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb