Nga: ENEIDA CAKERRI
200 gr qiqra
2 qepë të thata
2 domate
3 speca të kuq
2 presh
1 gotë verë e kuqe
3 thelpinj hudhra
Një degë rozmarinë
Vaj ulliri
Kripë/piper i zi
Perimet i vendosim në tavë të piqen me vaj ulliri, hudhra dhe rozmarinë. Më pas i kalojmë në mikser me pak ujë dhe i grijmë. I hedhim në tenxhere dhe shtojmë qiqrat, kripë dhe piper të zi. I ziejmë për 3-4 minuta dhe i servirim.
