Qeveria britanike po përballet me thirrje për të kryer një hetim urgjent pasi dolën raporte se një telefon që i përkiste Liz Truss ishte hakuar nga Rusia.
Liberal Demokratët dhe Partia e Punës i kanë përshkruar akuzat si “jashtëzakonisht serioze” dhe “shqetësuese”.
Mendohet se agjentë që punonin për presidentin rus Vladimir Putin dyshohet se kanë hakuar telefonin personal të ish-kryeministres gjatë fushatës verore të lidershipit konservator, duke fituar akses në detajet e negociatave me aleatët kryesorë ndërkombëtarë.
Mes këtyre materialeve të përgjuara janë dhe mesazhet private midis sekretarit të Jashtëm të atëhershëm dhe ministrit të kabinetit Kwasi Kwarteng. Kryetari i Komitetit të Përzgjedhur të Mbrojtjes, Tobias Ellwood tha për Sky news se ai nuk ishte në dijeni të incidentit, por kishte parë raportet.
“Ky është një kërcënim i vazhdueshëm nga Rusia, ata po bëhen gjithnjë e më të zotë në këto sulme kibernetike dhe hakerime. Ne marrim masat më të rrepta për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë,” tha ai.
(BalkanWeb)
