Ish-kryeministrja britanike, e cila braktisi detyrën pas vetëm 7 javësh, Liz Truss raportohet se do të këshillohet nga Buckingham Palace që të mos përmendë një listë të gjatë emrash në falenderimet e saj të fundit pas udhëheqjes së saj të shkurtër dhe ‘katastrofike’ si kryeministre.

Një burim me njohuri të afërta të protokollit të nderimeve tha për ‘Observer’ se, duke pasur parasysh se roli i saj si kryeministre zgjati vetëm 7 javë dhe u dëmtua nga kriza ekonomike dhe probematika të tjera, falenderimi i shumë aleatëve dhe figurave të tjera do të shihej si i papërshtatshëm nga Pallati Mbretëror, nga sekretari i kabinetit dhe nga kryeministri i ri, Rishi Sunak.

“Kjo situatë është krejtësisht e paprecedentë. Jam i sigurt se shumë njerëz do t’i thonë Truss se mund të kesh një listë nderimesh, por ajo duhet të jetë shumë e vogël, jo të gjithë në zyrën tënde, jo ajo që bëri ish-kryeministri David Cameron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb