OKB ngre alarmin se Izraeli është duke zhvilluar një “luftë në shkallë të gjerë” kundër punonjësve të medias palestineze, marrë shkas dhe nga vdekja e gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh. Presidenti i Sindikatës së Gazetarëve të Palestinës Naser Abubaker, u shpreh se: “Izraeli po synon gazetarët palestinezë si pjesë e një politike sistematike për të mbytur zërat palestinezë dhe për të na heshtur. Ne si gazetarë palestinezë jemi subjekt jo vetëm i abuzimit dhe i shkeljeve, por i një lufte në shkallë të gjerë nga shteti pushtues”.

Duke folur me një ekip të nivelit të lartë të hetuesve të OKB-së, ai tha se rreth 50 gazetarë palestinezë janë vrarë duke bërë punën e tyre që nga viti 2000 dhe “askush nuk u mbajt përgjegjës”. Vuri në dukje rastin e vdekjes së Abu Akleh, një gazetare veterane e Al Jazeera e cila kishte veshur një jelek antiplumb dhe një helmetë kur u qëllua në kokë gjatë një operacioni të ushtrisë në kampin e refugjatëve Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli në maj.

Këtë çështje ai e ka përshkruar si një “vrasje jashtëgjyqësore” dhe një “krim lufte”, pasi kanë kaluar 6 muaj dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Ushtria izraelite në shtator pranoi se një nga ushtarët e saj kishte qëlluar Abu Akleh pasi e kishte ngatërruar atë me një militante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: