Burg autorit të dyshuar për plagosjen e kryebashkiakut Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmir Bullari. Gjykata e Lushnjës caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për Orges Xhelilin, ish-punonjës të Bashkisë së Divjakës.

Ngjarja ndodhi paraditen e 11 nëntorit në afërsi të Poliklinikës së Divjakës.

Konflikti nisi për motive banale, ndërsa degjeneroi deri në përdorimin e thikës.

Gjithçka duket se ka nisur pas vendimit për shkarkimin të Xhelilit nga puna si specialist IT-je në bashkinë e Divjakës. Po ashtu, konflikti mes tyre është thelluar kur bashkëshortja e autorit, që më herët kishte qenë shefe e mjekëve në Poliklinikë, ishte ulur në detyrë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb