Policia ka dhënë informacion shtesë në lidhje me gjetjen e një trupi pa shenja jete pranë lumit Lana.

Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet I.L 72 vjeç.

Më herët, efektivët informuan për gjetjen e një trupi pa shenja jete pranë shtratit të lumit Lana.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, për gjetjen pa shenja jete të një shtetasi, në lumin Lanë, bëjmë me dije se viktima është shtetasi me iniciale I. L., 72 vjeç, banues në Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb