ITALI-Në formë të shkëlqyer dhe super e lumtur. Ja Ilary Blasi me të voglën Isabel në krahë dhe bashkëshortin Francesco Totti, teksa dalin nga klinika romane Mater Dei.
Fëmija i tretë i futbollistit të Romës dhe e showgirlit, që ka lindur të enjten mbrëma, ishte mbështjellë me një mbulesë të bardhë dhe mbahej në dorë nga Blasi.
E buzëqeshur përpara aparateve fotografik, ajo është kthyer në shtëpi ku e presin Cristian dhe Chanel.
(da.xha/BalkanWeb)
