Ilari Blazi vazhdon të marrë një vëmendje të madhe në mediat italiane, me ish-bashkëshorten e Totit që së fundmi ka zgjedhur të hedhë “kunja” ndaj të dashurës së re të italianit, Noemi Boki.

Gjatë një ekzaminimi që Blazi bëri për sytë, ajo thotë: “A do të shikoj më mirë? Dhe më e rëndësishmja, a do spiunoj më mirë?”.

Kjo vjen si pasojë e momentit kur Toti dhe Noemi u shfaqën në shkallët e stadiumit ku po luante djali i ish-sulmuesit dhe gjithashtu aty ndodhej dhe Ilari.

Në një video të bërë virale në rrjet, ishte pikërisht Noemi ajo që po spiunonte Ilarin në rrjetet sociale që ndodhej po në të njëjtin vend. PanoramaSport


 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: