Botërori i Katarit do të mbajë të gozhduar para ekranit të gjithë të apasionuarit e futbollit.  Surprizat, befasitë e ndryshme, përmbysjet dhe emocionet janë të garantuara në muajin e dedikuar tërësisht sportit më të bukur në botë. Në Qatar N’24 ishte i ftuar kryeredaktori i Panarama Sport Jetmir Halilaj, i  cili dha mendimin e tij për kompeticionin që filloi sot.

“Një anglez ka harxhuar miliona paund dhe shkon në Katar, i thonë që nuk lejohet të pish birrë.  Është diçka që vështirë mund të imagjinohet.

Hollanda- Van Gaal ndryshon nga shumë trajnerë. Ndonjëherë e quajnë të çmendur. Ka një tip arrogant si të Mourinhos. Po flas kur në fushë ishte Van Persie.

Trajneri Van Gaal ia del të marrë maksimumi nga lojtarët. Ky është mendimi im.

Nuk ia them shumë për parashikime. Do doja shumë që ekipet e mëdha të shkonin sa më gjatë. Këto surprizat e ekipeve të vogla nuk i dua.

Portugalia– Portugalia është për t’u respektuar por ka një skemë të qartë: Merr topin dhe jepia Ronaldos.

Brazil vs Argjentinë në finale do ishte kryevepër” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: