Harry Maguire ishte një gjigant në Kupën e Botës 2018. Qendërmbrojtësi i atëhershëm i Leicester-it drejtoi mbrojtjen e “Tre Luanëve”, që arritën deri në gjysmëfinale. Ishte një mur prapa dhe një armë sulmuese (goli kundër Suedisë në çerekfinale, përfshirë) përpara.

Megjithatë, shfaqjet e tij më të mira ‘qëndruan’ në Rusi. Në vitin 2019 u transferua te Manchester United për 87 milionë euro, duke u bërë qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Një etiketë që ka përhumbur çdo dështim.

“Ata pëlqejnë të shkruajnë shumë gjëra për mua, sepse kanë nevojë për klikime. Unë nuk jam i fokusuar në atë që thonë njerëzit”, – tha Maguire, të cilit i ka ndodhur gjithçka. Ai mori një kërcënim për bombë në shtëpinë e tij, u arrestua dhe u dënua me 21 muaj burg në Greqi pas një sherri, ka qenë “gjahu” i meme-ve në rrjetet sociale për lojën e tij.

Në “Ëembley” u përplas me Cristiano Ronaldon për shiritin e kapitenit të Manchester United. Edhe këtë sezon ka qenë në mes të kritikave të furishme para dhe pasi Erik ten Hag e uli atë në stol. “Ai është shumë i ngadalshëm kur e ka topin në këmbë, bën pesë ose gjashtë prekje çdo herë dhe ka pasim të dyshimtë”, – tha ish-lojtari Richard Dunne.

“Harry ka edhe cilësi të tjera të mira, por i mungon shpejtësia në fushë të hapur. Është një nga pikat e tij të dobëta”, – ka theksuar Rio Ferdinand në ‘Youtube’.

“Është tepër vonë për të që ta shpëtojë karrierën e tij te Manchester United. Shumë shpesh duket sikur pesha e botës është mbi supet e tij, sikur është një lepur i frikësuar dhe jo qendërmbrojtësi autoritar që ishte në të kaluarën. Është i paqëndrueshëm që të vazhdojë në kombëtare”, – pati theksuar në “Daily Telegraph” ish-ndërkombëtari Jamie Carragher.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb