Maroku bëri surprizën ditën e sotme në Botëror, teksa mundi 2-0 Belgjikën. Një nga më të mirët te Belgjika, Eden Hazard ka thënë për mediat se sot skuadra u përball me një ekip të shkëlqyer, i cili meriton me të vërtetë vetëm komplimente.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Ne donim të kualifikoheshim në raundin e 16-të sot, por u ndeshëm me një Marok të shkëlqyer, i cili meriton komplimente.

Ne duhet të rikuperojmë mendërisht, të pushojmë dhe të japim gjithçka në ndeshjen e ardhshme, por mbi të gjitha të kuptojmë çfarë nuk funksionoi sot. Goli i Sabirit pati një ndikim të madh në pjesën tjetër të lojës dhe në fazën mbrojtëse nuk menaxhuam mirë. Në përgjithësi, ne duhet të jemi shumë më të bashkuar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: