Ish-kapiteni i Djajve të Kuq dhe sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, siguroi se nuk ka mundësi që të ndryshojë mendje dhe të kthehet në kombëtaren belge, pasi u largua nga përfaqësuesja pas Kupës së Botës në Katar. Hazard tregoi edhe arsyet që çuan atë të marrë këtë vendim, në një intervistë për  “RTBF”.

“Nuk mund ta shihja veten duke mos luajtur me Real Madrid dhe më pas të shkoja në kombëtare e të luaja”, tha sulmuesi që përjashtoiu një rikthim në stilin e Zidane, Messit apo Zlatan Ibrahimovic.

“Nuk do të ndodhë me mua, jam 100% i sigurt. Nuk e shoh veten duke e bërë këtë dhe nuk më ka shkuar kurrë nëpër mend. Ata ende luajnë nëpër klube, dhe sigurisht kanë mundësi të jenë në gjendje fizike për ta bërë edhe me kombëtaren, ndërsa unë jo”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: