Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi erdhi në një rrëfim ndryshe për FitStation në News24.

Ai zbuloi për herë të parë për moderatoren Çenkuela Hasa se si është njohur me bashkëshorten dhe si janë raportet e tyre.

“Ne jemi njohur nëpërmjet një miku tonë të përbashkët, na prezantoi, aty filloi çdo gjë dhe më pas vazhduan telefonatat, mesazhet deri te lidhja përfundimtare. Sot ne jemi prindër dhe ajo mërzitet me mua se punon me vajzën tonë shumë dhe unë vi ja prish të gjitha planet pasi e përkëdhel vajzën shumë. Ne gjithashtu jemi në pritje të një djali, por vajza më ka falur shumë dashuri”- tregoi deputeti Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb