Sahit Prizreni, ish kampioni i njohur i mundjes dhe një nga figurat më të spikatura të sportit shqiptar, ishte i ftuar special në emisionin “FitStation” nga Çenkuela Hasa.

Me një karrierë të lavdërueshme dhe një histori frymëzuese suksesi, Prizreni solli në studio energjinë e një sportisti të përkushtuar dhe rrëfime të veçanta nga jeta e tij brenda dhe jashtë arenave sportive duke treguar dhe sfidat dhe objektivat ne krye të Federatës Shqiptare të Mundjes.
“Kjo është një pyetje që më pëlqen shumë, fillimet e mundjes kanë mbetur në memorien e Sahitit , fillimet e para kanë qenë në qytetin e Kukësit, ku tradita e mundjes ka qenë shumë e fortë, dhe sa herë e kujtoi mund të them që janë kujtimet më të bukura të fëmijërisë apo rinisë.

Kujtoi ato palestrat e vogla të cilat kanë qenë plot, kishte një konkurrencë të fortë, duhet të ishe i privilegjuar për t’u bërë pjesë e atyre garave. Janë kohë që më merr malli. Ndërsa sot kemi më shumë palestra por janë bosh, na mungojnë të rinjtë, na mungojnë djemtë tanë.

Ndaj si ish sportist, si drejtues e kemi mision ti mbushim këto palestra”-shtoi Prizreni për News24 duke treguar pak dhe për jetën përtej sportit.
“E them shpesh në formë shakaje, mundja zë vendin e parë dhe e fejuara vendin e dytë. Pra gjithë jeta ime është sporti dhe familja”-tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb