Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili tani është shef i FIFA-së për zhvillimin e futbollit, ka shpjeguar pse do të këtë më shumë Botëror gjatë muajve të dimrit

“Nëse ne dëshirojmë ta demokratizojmë futbollin, ne do të shkojmë në disa vende afrikane ku është e pamundur që të luhet Botërori në verë. Ne mund ta shohim këtë me edicionin në Katar, një Botëror që funksionoi edhe në dimër.

Natyrisht, shumë futbollistë nuk do ta kenë kohën e zakonshme që të përgatiten fizikisht, por së paku ata të gjithë janë shfaqur në këtë garë me një freski të vërtetë mendore, e cila nuk është parë në raste të kaluara. Kujtoj që skuadrat e kanë filluar Botërorin psikologjikisht më të lodhura për shkak se periudha e parapërgatitjeve të tyre ka shkuar keq”.

Wenger kishte sugjeruar më parë që Botërori duhet të mbahet për çdo dy vite por tani ai është tërhequr – pas kundërshtimit të ashpër të këtij propozimi – pasi që kjo do të bënte ndryshime radikale në orarin e ndeshjeve të Kombëtareve që nuk funksionon.

“Me kishin kërkuar që të mendoja për këtë dhe mendova që nuk ishte ide e keqe. Por, ndryshime të tilla do të kërkonin një rishikim të plotë të kalendarit të ndeshjeve kualifikuese. Ne nuk po shkojmë më drejt kësaj ideje sot, por me një cikël katër vjeçar që alternohet me një Botëror, Botëror të Femrave – e cila gjë po bëhet gjithnjë e më shumë e rëndësishme – dhe Eurot”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb