Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme ne zonën e Përroit të Çullos në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj, raporton se situata është bërë problematike për kalimin e rrugës nga automjetet dhe nga vetë qytetarët.
Bashkia e Gjirokastrës ka reaguar menjëherë duke ndërhyrë me mjete për pastrimin e rrugës, ndërsa ka udhëzuar banorët që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të shmangin segmentin e aksit të Përroit të Çullos.
Deri më tani nuk ka raportime nëse shirat e dendura kanë shkaktuar dëme.
(BalkanWeb)