Gjykata e Lartë lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për rusin e dyshuar për spiunazh Mikhail Zorin. Ai ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie, kërkesë që nuk është pranuar duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës se Apelit Durrës.

Me herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën e ruses tjetër Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov. Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit ne uzinën e armeve në Gramsh, ku sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: