Brentford ka kompletuar huazimin e djalit të David Beckham, Romeos, nga Inter Miami deri në fund të sezonit.
20-vjeçari, djali i ish-kapitenit të Anglisë, do të përfaqësojë skuadrën B të klubit, pas zyrtarizimit që erdhi ditën e sotme.
Një anësor i djathtë, si babai i tij, Beckham iu bashkua Fort Lauderdale CF në 2021 përpara se të bashkohej sërish me Inter Miami II.
Romeo luajti gjashtë minuta për skuadrën e parë të Inter Miami në një miqësore para-sezonale me Barcelonën në korrik të vitit të kaluar.
Para se të luante futboll në Shtetet e Bashkuara, lojtari ishte pjesë e akademisë së Arsenalit në vitin 2014 përpara se të largohej nga ky grup.
View this post on Instagram
(BalkanWeb)