Pak fjalë, por domethënëse. Cathryn Vialli i besoi “La Gazzetta dello Sport” një mesazh të shkurtër pas ndarjes nga jeta së Luca-s: “Ai ishte një sportist shumë i talentuar dhe mbi të gjitha burri dhe babai më i dashur. Jemi të shkatërruar. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të sinqertë”.

Një fletë e bardhë e shkruar me kompjuter, i njëjti mesazh në anglisht në italisht, dërguar gazetarit Andrea Ramazzotti. Rreth Cathryn motra e saj Deborah dhe binjake e saj Libby. Pikërisht kjo e fundit, teksa doli nga shtëpia e saj në lagjen Chelsea, ka dashur të ritheksojë:

“Nuk është momenti i duhur për të folur sepse sot është një ditë e trishtuar. Djali im jeton në Itali dhe më tha se ka emocion të madh për humbjen e Gianluca-s. Ai ishte një person i madh, jo vetëm një sportist i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një njeri me një histori për të treguar: me guximin dhe fjalët e tij ai dërgoi një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që po luftojnë kundër kancerit”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb