Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom është shprehur se Turqia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne besojmë se kemi arritur tani një pikë ku Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur të gjitha angazhimet tona në këtë memorandum (trepalësh) dhe është koha që Asambleja Kombëtare Turke të fillojë procesin e ratifikimit të protokollit, ” tha Tobias Billstrom.

Gjithashtu ai shtoi se Suedia dhe Finlanda i kanë përmbushur angazhimet që kanë marrë në kuadër të marrëveshjes në Turqinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: