Suedia do të dëbojë pesë diplomatë rusë për “aktivitete që nuk përputhen” me statusin e tyre diplomatik.

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se “pesë zyrtarëve në Ambasadën Ruse në Suedi po u kërkohet të largohen nga vendi” për shkak të aktiviteteve të paspecifikuara që “nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

“Aktivitetet e tyre në territorin tonë nuk kanë qenë në përputhje me statusin e diplomatëve,” tha ministri i jashtëm suedez Tobias Billström.

Billström tha se ambasadori i Rusisë në Suedi, Viktor Tatarintsev, ishte thirrur dhe i ishte kërkuar të sigurohej që pesë punonjësit e ambasadës të largoheshin nga Suedia.

Suedia dëboi tre diplomatë në prill të vitit të kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb